Gjermania bën thirrje për vigjilencë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit
Oficerë policie nga e gjithë Evropa kanë shkuar në Gjermani për të ndihmuar për masat mbrojtëse ndaj kërcënimeve të mundshme në kampionatin evropian të futbollit Euro 2024.
Ministrja e Brendshme e Francës Nancy Faeser premtoi shtim të masave të sigurisë në prag të kampionatit. “Fokusi ynë kryesor është kërcënimi nga terrorizmi islamik, huliganët dhe veprimet e tyre, krimet ordinere dhe ato të dhunshme, por këtë herë edhe rreziku i sulmeve kibernetike,” tha zonja Faeser në një takim me rreth 350 oficerët e huaj të dërguar në Gjermani për Kupën e Evropës.
“Prandaj autoritetet tona të sigurisë po e ndjekin me përparësi skenën islamike,” tha zonja Faeser. Ajo shtoi se autoritetet nuk kanë dijeni për ndonjë komplot konkret.
Gjermania parashikon që 2.7 milionë njerëz do të ndjekin kampionatin në stadiumet anembanë vendit dhe rreth 12 milionë në mjediset e tjera jashtë stadiumeve, përfshirë një hapësirë të madhe me ekranë përpara Portës së Brandenburgut në Berlin.
Rreth 22,000 oficerë policie do të jenë në një shërbim të pandërprerë për të mbrojtur sigurinë. Autoritetet gjermane po punojnë gjithashtu me partnerët ndërkombëtarë për të identifikuar kërcënimet e mundshme dhe vendi ka rritur kontrollet kufitare./VOA