Gjermanëve s’iu bëjnë fort përshtypje veturat elektrike
Kompania konsulente Deloitte kreu një hulumtim të gjerë, duke pyetur vozitësit gjermanë për preferencat e tyre. Doli se herën tjetër që blejnë veturë vetëm 15 përqind e gjermanëve do të zgjedhin veturë elektrike, ndërsa 40 përqind do të blejnë një automjet hibrid – kombinim i motorit elektrik dhe me benzinë.
Shumica e atyre që janë pro kalimit në automjete elektrike si arsye përmendin çmimet e larta të benzinës. Nëse tarifimi i energjisë elektrike do të ishte aq i shtrenjtë sa karburantet fosile, 41 përqind do ta rishikonin vendimin e tyre dhe do ta konsideronin një lloj tjetër automjeti.
Një e katërta e shoferëve të anketuar gjerman përmendën autonominë në voziitje si shqetësimin më të madh për veturat elektrike, dhe shpenzimet më të larta të blerjes (12 përqind). Pothuajse një e treta e 1,500 të anketuarve thanë se do të shpenzonin deri në 2,000 euro më shumë për një makinë elektrike. Mesatarisht, ata përmendën një distancë prej 616 kilometrash të klauara me vetur elektrike si moment që do t’i nxiste të mendonin për blerje.