Gjërat që tregojnë se marrëdhënia juaj do të zgjasë gjithë jetën
Në fillim të çdo marrëdhënie, njerëzit mendojnë se do të zgjasë përgjithmonë. Më vonë, fatkeqësisht për disa çifte romanca mbyllet me paqe ose me sherr. Gjithsesi, ka disa mënyra universale për të kuptuar nëse marrëdhënia juaj do të zgjasë përgjithmonë. Më poshtë mund të lexoni 10 faktorët që tregojnë nëse lidhja juaj do të zgjasë gjithë jetën. Sigurisht që ka edhe përjashtime, mirëpo këto janë disa faktorë që ndikojnë vërtet në marrëdhënien e çdo çifti:
Ju keni pothuajse të njëjtin status social
Në fillim të çdo marrëdhënieje, këto dallime zakonisht kalojnë pa u vënë re, sepse jeni thellësisht të dashuruar dhe nuk i shikoni mospërputhjet. Mirëpo, me kalimin e kohës, ju ndoshta nuk përshtateni me stilin e ri të jetës dhe kjo mund të sjellë probleme mes jush. Me të drejtë ju mund të thoni se kur dy njerëz duhet, ata mësojnë të përshtaten me kushtet e jetës së re, mirëpo ka edhe nga ata që nuk ia dalin dot të bashkëpunojnë për të mirën e të dyve. Çelësi i suksesit të marrëdhënies suaj është që ju dhe partneri të keni pothuajse të njëjtin status social, në mënyrë që ndryshimet në jetën e secilit mos të ndihen shumë.
Keni të njëjtin sens humori
Është e mrekullueshme të kuptosh sensin e humorit të partnerit që keni në krah. Mirëpo, është akoma edhe më e mrekullueshme që edhe ai të kuptojë humorin tuaj dhe të qeshni me batutat e njëri-tjetrit. Nëse keni të njëjtin sens humori, ka 90 për qind shanse që të keni një marrëdhënie të lumtur dhe të suksesshme.
Keni të njëjtat pikapamje për prindërimin
Kur një çift ka marrë vendimin për të pasur fëmijë, kjo do të thotë se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme. Megjithatë, edhe këtu ka disa çështje që duhen diskutuar. Një nga partnerët mund të mendojë se një fëmijë është mjaftueshëm, ndërsa tjetri nuk bie dakord. Është më mirë që këto tema të diskutohet paraprakisht, (jo domosdoshmërisht në takimin e parë) por të dy duhet të dini se çfarë mendon tjetri për të ardhmen tuaj së bashku.
Qëndrimi juaj në lidhje me financat është i njëjtë
Tema e financave është shumë delikate dhe kjo është arsyeja pse është më mirë të jetoni me një njeri me të cilin mund të ndani lirisht edhe të ardhurat. Pra, paratë tuaja janë të sigurta në duart e tyre. Në të kundërt, kjo mund të bëhet një arsye për debate dhe sherre të shpeshta.
Keni të njëjtin mendim për punët e shtëpisë
Për të shmangur një situatë ku jeta juaj është kaotike për shkak të detyrave të ndara të shtëpisë, është më mirë të jetoni me këtë person për të paktën një muaj para se të martoheni. Nëse jeni një njeri perfeksionist që mbani të gjitha gjërat tuaja të organizuara dhe partneri juaj nuk di se si ta gjejë dollapin në shtëpinë tuaj, atëherë duhet të punoni në këtë aspekt pasi më vonë do të keni zenka të vazhdueshme për rrëmujën në shtëpi.
Keni të njëjtat dëshira nën çarçafë
Seksi është mjaft i rëndësishëm në një marrëdhënie, prandaj nëse dëshirat tuaja përputhen me ato të partnerit, ka shumë shanse që lidhja juaj të zgjasë përgjithmonë.
Keni të njëjtat prioritete në jetë
Është shumë e vështirë për dy njerëz me prioritete të ndryshme për të jetuar së bashku. Ndonjëherë për hirë të bashkëjetesës bëhen disa kompromise edhe nëse nuk jeni dakord me partnerin/partneren.
Jeni gati për një të ardhme së bashku
Nëse ju jeni gati për një jetë familjare, por partneri juaj vazhdon ta shtyjë momentin e propozimit, kjo mund të jetë zhgënjyese. Në fillim të një marrëdhënie, është më mirë të mësoni nëse keni të njëjtat prioritete me partnerin. Nëse përgjigjia është po, atëherë mund ta filloni marrëdhënien pa asnjë dyshim.