Gjërat që nuk duhet t’i bëni kur zgjoheni në mëngjes
Ja gjërat që nuk duhet t’i bëni asnjëherë sa zgjoheni në mëngjes:
Mos fikni alarmin e orës: sipas ekspertëve, disa minuta “gjumë” pas alarmit do t’ju bëjnë të ndiheni më dembelë dhe më të lodhur.
Mos kontrolloni e-mailet, sms-të etj: është joshës fakti që duhet të kontrolloni e-mailet apo rrjetet sociale menjëherë sapo zgjoheni, por ky veprim, thjesht do t’ju vonojë për ta nisur siç duhet ditën.
Mos pini kafe: studimet kanë treguar se midis orës 8:00 dhe 9:00, trupi ynë prodhon sasi të mëdha kortizoli, hormon i cili rregullon nivelin e energjisë në trup. Pirja e kafes para orës 9:30 do të reduktojë prodhimin e kortizolit në nivelin e duhur.
Mos e lini dhomën e çrregullt: kur jeni me nxitim, rrëmuja në dhomë është thuajse e pashmangshme. Zgjohuni 5 minuta më parë për ta lënë krevatin dhe dhomën në rregull siç duhet. Ju do ta falenderoni veten më vonë, kur të ktheheni në shtëpi të lodhur pas punës.
Mos u zgjoni nëse s’ka dalë akoma dielli: ora e brendshme e trupit e bën dallimin midis dritës dhe errësirës. Zgjimi në errësirë e bën trupin dhe trurin të ndihet më i lodhur, shkruan Shendeti, transmeton Klan Kosova.