Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë sezonit të uljeve, sipas një eksperti blerjesh
E pëlqeni ose e urreni, Black Friday është këtu, duke sjellë me vete një mori markash që përpiqen të tejkalojnë njëra-tjetrën duke u ofruar konsumatorëve zbritjet dhe ofertat më të mira.
Dikush që ka shpenzuar shumë orë duke kërkuar në internet për të kuptuar funksionin e shitjeve online, një eksperti i blerjeve ndanë disa këshilla për ju, që duhet ti përdorni në sezonet e uljeve.Investoni në veshjet klasike
“Mendoni për palltot, çizmet dhe bluzat dimërore – mantra jonë ka qenë gjithmonë cilësia mbi sasinë, por ne gjithashtu kuptojmë se jo të gjithë kanë buxhet për t’i përballuar. Megjithatë, kjo është ajo kohë ku pritja mund të shpërblehet: Krijoni listën tuaj të dëshirave dhe më pas kontrolloni përsëri kur uljet të aplikohen kudo.”
MOS i përjashtoni veshjet jashtë sezonit
Ndonëse mund të duket krejtësisht e papajtueshme të blini sandale verore ose bikini në dimër, në fakt është një mënyrë shumë e zgjuar për të blerë dhe mund të gjeni disa ‘gurë të çmuar’ të vërtetë kur blini jashtë sezonit .
MOS BLINI diçka vetëm sepse është me ulje
Kur veshjet janë me ulje mund të t’ju bëjnë të nxitoheni dhe të bliniv gjëra që nuk do i vishni kurrë, Adrenalina fillon, bebëzat tuaja zgjerohen dhe para se ta kuptoni, ju keni shpenzuar buxhetin e ushqimit të javës tuaj me një kimono të zbukuruar me pupla…
MOS harroni të shikoni ofertat në markat e vogla apo të dorës së dytë
Kur përballemi me zhurmën e markave të famshme dhe zbritjet e tyre me germa të kuqe, mund të jetë shumë e lehtë të harrojmë se si markat e pavarura ashtu edhe ato të përdorura ofrojnë gjithashtu oferta për mallrat e tyre gjatë kësaj kohe.
MOS bëni blerje nëse jeni të lodhur apo të stresuar
Thonë që kur bënë shooping, mund të largohet stresi dhe t’ju ngrihet humori. Por jo gjithmonë ndodhë kështu. Në rast se ndiheni të ngarkuar, shmangi blerjet, sidomos ato online në periudha të tilla, pasi nuk do të bëni zgjedhjet e duhura!