Gjërat që e frikësojnë një të porsalindur, mbajeni larg nga to
Edhe bebet e posalindura frikësohen nga disa gjëra pasi vijne në jetë dhe 3 janë më të shpeshtat. Para se t’ju tregojmë cilat janë ato gjëra që e frikësojnë një bebe, na duhet t’ju themi se edhe ata kanë frikë se jeta e tyre mund të jetë në rrezik.
Cilat janë ato gjëra që e frikësojnë së tepërmi një bebe?
Të porsalindurit kanë frikë nga të panjohurit. Ata pas lindjes fillojnë të krijojnë një marrëdhënie të fortë me nënën e tyre, dhe për ta, pothuajse të gjithë personat e tjerë janë të huaj. Kjo është arsyeja pse bebet e vogla struken në krahët e nënës ndërsa dikush shkon pranë tyre. Në këtë rast ju si prindër duhet të siguroni fëmijën se nëna dhe babai janë atje dhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Këtë do ta bëni duke i dhënë dashuri si edhe duke mos e sforcuar të pranojë gjërat që nuk i do pranë.
Bebet kanë frikë nga zhurmat e forta dhe të papritura. Duke qënë se nuk e njohin një zhurmë të caktuar fillojnë të mendojnë se diçka e tmerrshme po ndodh. Pra në përgjithësi, ata i tremb zhurma e fortë dhe burimi i panjohur i zhurmës. Në këtë rast ju si prindër duhet ta përgatisni në lidhje me zhurmën që do të dëgjojë. Për shembull ja aeroplani, fshesa e korrentit. Pra gjithmonë i shpjegoni se për çfarë bëhet fjalë.
Të porsalindurit kanë frikë nga braktisja. Ata nuk janë në gjendje të perceptojnë idenë e kthimit sepse nuk e kanë të zhvilluar sensin e kohës (dje, sot, pastaj etj). Për ata, ajo që nuk është para syve të tyre është zhdukur! Kjo është arsyeja përse ata qajnë natën nëse janë vetëm apo kur nëna nuk është atje. Deri në vitin e dytë të jetës makthet e natës nuk lidhen me frikën nga “monstrat” por me frikën e të qënit i braktisur. Ju në momentin që largoheni duhet t’i shpjegoni fëmijës se kur do të ktheheni. Pra “mami po ikën por do të kthehet sapo të jesh zgjuar nga gjumi.”