Gjëra që i dini gabim për ujin e gazuar

Gjëra që i dini gabim për ujin e gazuar

Pyetje e vjetër sa bota! A na bën mirë uji me gaz?! Përfundimisht, ka një element “luksoz” brenda tij dhe sipas nutricionistëve, uji i gazuar vjen me ca përfitime për secilin prej nesh. Thënë këtë, duhet të harroni çdo mit që keni dëgjuar deri më tani rreth tij.

 Uji me gaz nuk është aq hidratues sa uji normal

Zërat për një gjë të tillë vijnë si pasojë e pranisë së dioksidit të karbonit në ujin e gazuar. Por në të vërtetë, dioksidi i karbonit nuk parandalon hidratimin e trupit nëpërmjet ujit me gaz. Madje sipas një studimi, pas një stërvitjeje intensive, uji i gazuar ishte po aq efektiv sa uji natyral në zëvendësimin e lëngjeve.

Është i dëmshëm për dhëmbët dhe kockat

Acidi karbonik, i formuar prej bashkimit të H2O-së me CO2, mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve në rastet e përqëndrimti shumë të lartë. Por mos u shqetësoni: Për sa kohë nuk konsumoni 6 shishe ujë të gazuar në ditë, buzëqeshja juaj është e sigurt. Dhe përsa i përket dëmit në kocka, një studim ka vërtetuar se uji i gazuar nuk ndikon në uljen e densitetit të tyre mineral.

Konsumimi i ujit me gaz ju bën të shtoni në peshë

Është e vërtetë se konsumimi i kaq shumë xhepave të vegjël me ajër mund të shkaktojë fryrje përkohësisht, por në perspektivë afatgjatë, kjo ëhstë një gjë e mirë. Studiuesit kanë zbuluar se uji me gaz shkakton një ndjesi ngopjeje më të madhe se uji natyral, veçanërisht kur jeni me stomak bosh. Dhe sa më të ngopur të ndiheni, aq më pak ushqim do të konsumoni. Thjesht shmangni versionet me ëmbëlsues artificialë, që në fakt e nxisin urinë.

Uji me gaz shkakton urth

Studiuesit e kanë hedhur poshtë idenë se konsumimi i ujit të gazuar shkakton refluks. Por nëse keni shqetësime të lidhura me urthin, atëherë është më mirë të konsumoni ujë natyral, veçanërisht gjatë vakteve. Flluskat mund të përkeqësojnë shqetësimet ekzistuese të refluksit.

Burimi: Glamour

Shpërndaje në: