Gjenialiteti i Tuchelit i tepërt për Conten: Analiza tregon si gjermani e mposhti me mençuri italianin

Gjenialiteti i Tuchelit i tepërt për Conten: Analiza tregon si gjermani e mposhti me mençuri italianin

Thomas Tuchel vednosi të përdorë një formacion që kurrë më herët nuk e kishte përdorur, të dielën.

Dhe e bëri, ndoshta, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për Chelsean deri tani – sa i përket Premier Leagues të paktën, transmeton Periskopi.

I guximshëm? Trim? Rrezikoi? Gjeni? Mund të bëni shumë pyetje rreth vendimit për të bërë ndryshime të tilla në fitoren 2-0 kundër Tottenhamit, të dielën.

Por një gjë është e sigurtë, me këtë lëvizje u nënvizua edhe njëherë gjenialitati taktik i këtij njeri.

Ai literalisht e shpartalloi Antonio Conten përsëri, dhe nuk është hera e parë në javët e fundit që e bën këtë.

Pasi u ndesh me Tottenhamin tre herë brenda disa javës, ai ka ndryshuar formacionin në secilën përballje.

Të luash me të njëjtën skuadër kaq shpesh brenda një periudhe kaq të shkurtër mund të jetë determinuese sepse e dini saktësisht si do të luani dhe si do të vendoseni në fushë.

Pra, si e eleminoni këtë problem? E ndryshoni formacionin, për të filluar, dhe kjo ka punuar për mrekulli në favor të Tuchelit në betejat me Conten së fundmi.

Të dielën, Tuchel luajti me 4-1-4-1 dhe Conte nuk kishte ide përgjigjeje, qartazi i befasuar nga ky ndryshim formacioni përsëri, sipas The Sun. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: