Gjeni i vërtetë: Ky ndryshim maestral taktik që bëri Tuchel pas pjesës së parë mbrëmë, ia siguroi fitoren Chelseat
Ishte një tjetër ndeshje e sulmit kundër mbrojtjes për Chelsean në Suedi, në një përballje që pak a shumë ishte pasqyrë e një seanceje stërvitore.
Askush nuk po priste mrekulli nga Malmo, dhe për të qenë të drejtë kjo skuadër në fakt bëri presing shumë të mirë ndaj Chelseat dhe paksa i shkaktuan vështirësi, që ishte krejt ndryshe nga përballja në ‘Stamford Bridge’ të cilën ‘Të Kaltërit’ e kishin fituar 4-0, transmeton Periskopi.
Chelsea u soll e u pshtoll në pjesën e parë por nuk mundi ta gjejë rrugën e golit.
Ishte e ngjashme me ndeshjen kundër Newcastlet të shtunën, dhe në atë rast ishin dy gola nga Reece James që bënë ndryshimin.
Në këtë rast, Chelsea u kthye nga trajneri Thomas Tuchel për të gjetur përgjigje.
‘Të Kaltërit’ u futën me rezultat 0-0 në tunel pas pjesës së parë, në kërkim të një hapësireje që do ta bënte ndryshimin.
Dhe ishte ndryshimi i vogël taktik dhe i mençur i Tuchelit që i lejoi Chelseat të gjente golin e fitores.
Gjermani ia ndërroi krahun Callum Hudson-Odoit duke e vënë në të djathtin, ndërsa Hakim Ziyechin nga krahu i djathtë e vendosi në të majtin.
Kjo i dha hapësirë Hudson-Odoit të luante me më shumë liri, pa Marcus Alonson duke i qëndruar shumë afër dhe në raste madje edhe duke ia zënë rrugën.
Hudson-Odoi pati shumë më shumë hapësirë dhe kohë të krijonte në krahun e djathtë dhe pikërisht ashtu erdhi edhe goli, të cilin mund ta shihni më poshtë. /Periskopi.com/