Gjenerata katërt e Toyota Prius, shumë më e mirë se që pritej (Video)
Modeli Prius nuk ka qenë asnjëherë i pëlqyer sa duhet dhe gjithmonë ka pasur vend për kritika, duke mos arritur shitjet e parapara.
Por, kjo nuk mund të thuhet edhe me modelin e katërt, që është një hibrid sportiv, që kushton duke filluar prej 30 mijë eurove, transmeton Telegrafi.
Kjo Toyota po konsiderohet si sedan komod, i qëndrueshëm dhe shumë praktik.
Ende nuk dihet se sa do të ketë kërkesa për veturën që është lansuar së fundmi, por njohësit kanë dhënë komente shumë pozitive për të.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon nga afër në detaje dhe disa statistika për të. /Telegrafi/