Gjenerata e re duhet ta dijë: Mlladiqi ishte ushtarak (edhe) jugosllav

Gjenerata e re duhet ta dijë: Mlladiqi ishte ushtarak (edhe) jugosllav

Serbia është shteti i vetëm që nuk ka kërkuar asnjëherë dalje nga Jugosllavia. As në të parën as në të dytën. Pra janë të rreme pretendimet se pati ndonjë avangardë jugosllave që donte që këtë shtet të mos e zboj lufta. Serbia përkatësisht elitat e lidhura me regjimin hegjemon serb, ishin ato që më së shumti insistuan në këtë shtet. Ose bashkë ku ne dominojmë, ose luftë! Historia ka njohur edhe divorcin mes skandinavëve (suedezëve e norvegjezëve), por jo edhe dëshirën e serbëve për divroc. Pse a thua?

Për Jugosllavinë e Dytë, megjithëse ka një klisheizim të rremë se u drejtua nga kroatët dhe sllovenët, duke aluduar kështu në figurën e Titos, Eduard Kardelit, Ivan Goshnjakut, Millan Mishkoviqit, Stane Dollancit e të tjerëve (sidomos pas largimit të Rankoviqit e Peneziqit) kroatët e sllovenët asnjeherë nuk ndikuan vendimtarisht në resorët që e bëjnë një shtet të jetë shtet – ushtrinë, shërbimin sekret/politikën e brendshme dhe politikën e jatshme. Boshnjakët e shqiptarët s’kam nevojë as t’i përmendi.

Tek ekonomia çështja është më e diskutueshme meqë për kah fati gjeografik që kishin (të kufizuara me Austrinë e Italinë), Kroacia e Sllovenia disi si destin të tyre kishin orbitën kapitaliste, por kjo na shpie në diskutim të pakrye. Kështu Jugosllavia në vend se të ishte një kraturë që do të fashiste urrejtjet e Luftës së Dytë Botërore, ajo grahmën e saj të fundit më 1995 e dha si Srebrenicë. Pra diçka që për 40 vite u denua botërisht dhe në denimin e të cilës thirrej edhe vetë Jugosllavia teksa aludonte në “luftën nacional-çlirimtare” zuri vend në zemrën e vetë atij shteti, si një rikthim tragjik i një mini-holokausti ballkanik, dhe si një këmbanë e Sirisë së sotme.

Gjermania naziste ishte thejtheksim i përkatësisë gjermane. Jugosllavia, një përpjekje që identieti mbietnik i etnive sllave dhe jo sllave, të formoj shtet-komb të perthekuar nga një intepretim marksizmi. Pra vetëm shikoni këtë katërshe: enitë sllave + jo sllave + mbietnia “jugosllave” + interpetimi marksist që të vriste nëse je stalinist apo enverist? Ngjau që duke u thirrur se ishte distancuar prerazi edhe nga Stalini përfundoi pikërisht me grahmë staliniste: duke vrarë qytetarët e vet.

Srebrenica nuk ishte atak nazist mbi Varshavën, por diçka edhe më komplekse dhe e përçudnuar: një fiasko e brendshme e Vëllazërim-Bashkimit dhe përparimit të proklamuar jugosllav. Një bankrot i oksimoronit të lartëcekur projeksionesh identitare. Një gulçimë e të pabërës në shfrenim kafshëror. Një shthurje e Armatës aq të fryer unitariste, por që unitarizmi i së cilës përjetohej më së shumti nga serbët, si njëfarë lloj shansi inherent i zgjerimit të partikularës të përbrendshme në dominim general mbi partikularët e tjerë me të cilët së bashku po e humbsin petkun,  po zhvisheshin. Një oksimoron “të besatuarish” që nga Ratko Mlladiqi, Radovan Karaxhiqi, Ante Gotovina, Alija Izetbegoviqi, Agim Çeku, Ibrahim Rugova, Adem Jashari e Shefet Krasniqi. Disgusting! Pra i njerëzve të ishujve ekstremisht të largët të qenies. Jugosllavia nuk luftoi me askë jashtë kufinjë të saj, por iu gjakosën pjesëtarët e vetë të cilëve ua që ua proklamonte se kishin luftuar bashkarisht Hitler e Stalin.

Ratko Mlladiqi dhe shumë nga viktimat që u vranë me urdhrin e tij, deri para 5 apo 6 viteve kishin librezë të njejtë antarësie: atë të Partisë Komuniste Jugosllave! Jugosllavia doli të jetë si një shembull i futjes së maces dhe peshkut në një kavanoz të cilit  ngadal i rritet nxehtësia apo në një  frigorifer të cilit i shtohet ftohtësia. Është e qartë se në fund të fundit edhe macja do të pësonte, por derisa të ndodhte kjo,  pësimtari më i madh dilte peshku. Dhe në fund të ditës asgjë nuk na liron nga pyetja: kush/pse i futi peshkun/macen në kavanoz/frigorifer?

Kur martesa nuk të konvenon a s’do të ishte e natyrshme të kërkohej divorci? Natyrisht. Por Serbia s’kërkonte divorc, ajo akuzonte për tjerët për tendenca divorci teksa kërkonte ta dominonte lidhjen, meqë kishte përqëndruar në duar të saj fuqinë. Kjo ka spjegimin e vet: Serbia u bë faktikisht shtet që nga 1830-tat në një kohë kur kroatët e sllovenët s’kishin as potencën politike të çekëve brendapërbrenda kontekstin austro-hungarez. Madje çekët ishin aq prezentë në këtë kreauturë, saqë Hitleri e çuante të “çekizuar”. Pra kroatët e sllovenët dy herë vetëmsa “u ngjitën” në aortën e një shteti që ekzistonte 80-90 vite më herët.

Serbia është poashtu vendi i vetëm nga ish Republikat e Jugosllavisë e cila deri me luftën e Kosovës nuk u prek territoralisht nga luftërat, por një formë apo tjetrën indicoi në luftërat jashtë kufinjëve të saj republikan. Pra një armatë që priste ndonjë sulm nga jashtë, që s’ndodhi kurrë dhe që më pas njerëzit i hëngrën kryet njëri tjetrit.  Vetë kryqyteti i Serbisë ishte njëkohësisht kryeqyteti jugosllav, përfshirë vetë flamurin që ruajti më së shumti nga përbërja e flamurit serb.

Dominimi serb i të dy Jugosllavive ishte interes anglo-francez (pra i ish aleatëve të përshpirtshme të Serbisë në Antantë) meqë Anglia e Franca nuk kishin interes gjepolitik që diagonalja Hungari-Mesdhe, respektivisht Austri-Greqi të jetë  zonë e kusuritur  mes hegjemonisë gjermane e ruse, siç ngjante vazhdimisht me Poloninë. James Pettifer vëren bukur kur thotë se edhe Millosheviqi ishte pjesë e interesit të orbitës e amerikane, angleze e franceze të deri në Dejton, meqë Perendimi nuk donte dikë që revizionon atë nisi Gorbaqovi.

Në fakt Serbia meqë kishte prezencë të konsiderueshme të bashkëkombasëve të vet edhe në Bosne edhe në Kroaci nuk i tha jo-jugosllavizmit. Ç’është e vërteta përfshirja e saj në të dytën nuk ishte aq e përshpirtshme meqë i binte të pajtohet me diçka të tretë, siç ishte komunizmi dhe të cilin e kishte luftuar edhe në kuadër të SKS-së, por duket se me vendimet e Jaltës s’është aq që u pyet. E megjithatë ajo shfrytëzoi situatën për dominim inherent/imanent të kraturës të paktën gjatëve viteve 1945-1966 dhe 1981-1991. Fundja pa Jugosllavinë Serbisë do t’i duhej që vetanakisht të pushtonte ose  shtete të pavarura ose lilipute të Gjermanisë a Italisë. Me Jugosllavinë e pati më të lehtë sepse ishte edhe brenda Kroacisë edhe brenda Bosnës edhe brenda Kosovës. Kësodore as Mlladiqi as Karaxhiqi as Pllavshiqi nuk faturoheshin si agresorë të shtetit serb, por si serbë të Bosnjës respektivisht gjeneralë të dale nga davaritja e APJ-së që kishte “luftuar Hitler e Stalin”.

Kroacia u pyet aq më pak, madje përfshirja e saj ishte njëlloj mbulojë e mirë për tu struktur në gjirin e një shteti dhe ideologjie që do i’a pjestonte të bëmat e deri pak “orëve”, ndër to Jesenovaci, një Srebrenicë mbi serbët e Kroacisë respektivisht nga të qenit aleate e nazizmit. Zatën kjo është edhe ajo që i’u la Kroacisë: petku identietar dhe ligjërimi zyrtar ideologjik. Jo dominimi strukturor dhe praktik ushtarako-politik. Përmes kalimit në komunizëm, dhe nxjerrjes në pah të figures së Josip Brozit lihej përshtyja se vërtet të gjithë janë shkrirë në të njejtin kavanoz. Shkolla jugosllave ushtarake është ajo që nxorri edhe Mlladiqin.

Do të thoni, pse a nuk e nxorri ajo shkollë edhe Ante Gotovinën, Agim Çekun e Atif Dudakoviqin ? Po por në fund të ditës askush si elementi serb nuk i pati duart e lira në Jugosllavi. Serbët vranë me plan, sistematikisht dhe me koordinim të gjithë ata që deshen shkëputje nga kreatura për të cilën thuhej se ishin pajtuar të gjithë?! Vranë sepse e dominuan JNA-në 70%. Edhe po të mos kishte kurrë Jugosllavi, por vetëm Serbi e Mal të Zi, të paktën 10-20% e ushtrisë do ishte malazeze apo jo?

Serbia vrau si Jugosllavi, meqë e shfrytëzoi dhe e dominoi atë. Viktimat srebrenicase janë pra edhe viktima jugosllave. Të fundit ishim ne. Nuk po them se edhe të tjerët futen në përgjegjësinë që mbartin serbët. Jo. Por po them se Serbia s’është që u pengua në të bëmat e saj, të paktën jo deri me luftën e Kosovës dhe sidomos jo në Bosne. Pierre  Bourdieu e pati përmbledhur më së miri kur pak a shumë kësodore e pati lexuar ngjarjen e 22 viteve më parë: “Me Srebrenicën jemi më Europë se kurrë, jemi ripërseritje e 45-tës”. Srebrenica kësodore s’mund të lexohet pa Jugosllavinë. Zaten Serbia nuk bëri agresion shtetëror aty, edhe sipas vetë Hagës, por gjithçka ngjau në kuadrin e konfliktit jugosllav. Pse ta bënte kur e kishte në duar më shumë se gjysmën e Bosnës, siç e ka edhe sot gjysmën!

Shpërndaje në: