Gjenerata e dytë e Audi Q3

Gjenerata e dytë e Audi Q3

Në dukje më sportive dhe me hapësirë më të madhe se seritë e tjera.

Në fund të nëntorit pritet të lansohet gjenerata e dytë e Audi Q3.

Kjo gjeneratë është 9,7 cm më e gjatë. Madhësia është 4,49 metra i gjatë dhe i gjerë 1,85 metra, shkruan blick.ch, përcjellë Klan Kosova.

Avantazhet e kësaj serie të llojit Audi, qëndron tek madhësia e boshtit me 7,4 centimetra.

Pjesa e bagazhit ka një hapësirë nga 530 litra deri në 1525 litra madhësi.

Edhe brendësia e veturës përpos që ka një hapësirë më të madhe, është edhe më elegante, në sajë të hollësive Alcantara.

Kjo makinë është thjeshtë e mrekullueshme.

Mundëson vozitje të rehatshme edhe nepër kthesa të thella dhe kur dëshirojmë të vozisim pak më shpejtë, pasi ka shasi shumë të mire dhe drejtim shumë précis.

Ka dy lloje të kësaj serie. Diesel me 150 PS me ndërrues të shpejtësive manual, dhe dy lloje benzin me 1.5 (150 ps ),  dhe 2.0 benzin ( 190/230 ).

Çmimi fillestar pritet të jetë 45.000 euro.

Shpërndaje në: