Gjenerali që luftoi kundër shqiptarëve bëhet me Dua Lipën

Gjenerali që luftoi kundër shqiptarëve bëhet me Dua Lipën

Stojance Angelov po mbron Dua Lipën, shkruan mediumi serb Alo.rs.

Në artikull shkruhet se një person që luftoi në konfliktin ndër-etnik në vitin 2001 në Maqedoninë Veriore po mbron Dua Lipën rreth postimit për Shqipërinë Etnike.

Ai theksoi se Lipa është një nga këngëtaret më të mira në botë.

“Fakti që këngëtarja angleze Dua Lipa publikoi hartën e Shqipërisë së Madhe nuk e ndryshon faktin që ajo aktualisht është një nga këngëtaret më të mira në botë”, tha ai.

Mediumi serb shkruan se kjo gjë do ishte deri diku e mirë nëse Angelov nuk do të ishte një ish gjeneral që luftoi në konfliktin ndëretnik në 2001, dhe tani, pas 19 vjetësh, ai po mbron ata që dëshirojnë Shqipërinë etnike./GazetaBlic

Shpërndaje në: