Gjenerali McKinney nga komanda amerikane vjen në Prishtinë, takohet me Prattipati

Gjenerali McKinney nga komanda amerikane vjen në Prishtinë, takohet me Prattipati

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur në takim gjeneral brigade Chris McKinney nga Komanda Europiane e SHBA-së (EUCOM).

Ambasada njoftoi se ai në Kosovë do të zhvillojë takime për bashkëpunime të mbrojtjes për, siç tha, përforcimin mbështetjes për mbrojtjen e Kosovës, transmeton Periskopi.

“Gjatë vizitës së tij, McKinney do të mbajë takime dypalëshe për bashkëpunimin në mbrojtje për të përforcuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për zhvillimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës”.

Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara është një nga njëmbëdhjetë komandat e unifikuara luftarake të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, me seli në Shtutgart, Gjermani.

Shpërndaje në: