Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”

Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”

Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, ka realizuar një vizitë në Batalionin e Manovrimit në Kampin e “Novo Sellos“.

Njoftimin për këtë vizitë e ka bërë KFOR në profilin zyrtar në ‘facebook’ ku kanë ritheksuar se KFOR vazhdon të implementojë mandatin bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në fund thuhet se KFOR është reagues i tretë i sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët potencojnë se bashkëpunojnë ngusht.

The Chief of Staff of the # NATO-led #KFOR mission, Brigadier General Arthur J. Garffer, paid a visit to the # KFOR…

Posted by NATO Kosovo Force – KFOR on Saturday, June 1, 2024

Shpërndaje në: