Gjeneral Rrahman Rama me mbështetje të madhe në Kçiq të Madh dhe Shipol

Gjeneral Rrahman Rama me mbështetje të madhe në Kçiq të Madh dhe Shipol

Gjeneral Rrahman Rama i cili po kandidon për deputet nga radhët e PDK me numër 7, thotë se ka mar mbështetje nga banorët në Kçiq të madh dhe Shipol.

“Në Kçiq të Madh, ishte i madh edhe entuziazmi i fitores tonë,” u shpreh Gjeneral Rama, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, në Shipol thotë se pritja ishte po aq e ngrohtë dhe energjike.

“Shumë qytetarë, shumë mbështetje e shumë entuziazëm. Faleminderit, Shipol!” – tha ai, duke vlerësuar besimin që qytetarët kanë ndaj tij dhe ekipit të Bedri Hamzës për një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.

“Gjenerali Rama, një figurë e respektuar dhe e përkushtuar, po fiton zemrat e qytetarëve si zëri i fuqishëm për një Kosovë #mamirë.#Rr7
#PDK131”.

Shpërndaje në: