Gjeneral Nuredin Lushtaku i bashkohet koalicionit AAK- Nisma: Do të jetë kandidat për deputet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit të tyre me NISMA-n i është bashkuar Gjeneral Nuredin Lushtaku nga Lista”Ideal”, shkruan Periskopi.
Haradinaj gjithashtu tha Lushtaku do të jetë kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar të Skenderajt.
Postimi i plotë:
Në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ju informoj se Lista “Ideal”, e krijuar nga Bekim Jashari e sot e udhëhequr nga Gjeneral Nuredin Lushtaku, luftëtar i orëve të para të lirisë, bartës i shumë funksioneve në institucionet e pasluftës, Listë që kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale në Skenderaj, sot i është bashkuar koalicionit tonë. Lista “Ideal” do të garojë në listën tonë dhe Gjeneral Lushtaku do të jetë kandidat për deputet. Po ashtu Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale.
Kështu bëhemi bashkë për Kosovën Fituese!