“Gjendje e rëndë, diskriminuese…”, artistët e Teatrit Kombëtar protestojnë para zyrës së Kurtit e Çekut

“Gjendje e rëndë, diskriminuese…”, artistët e Teatrit Kombëtar protestojnë para zyrës së Kurtit e Çekut

Artistët e Teatrit Kombëtar sot kanë protestuar para Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë bërë thirrje publike ndaj institucioneve që të reflektojnë mbi gjendjen e rëndë, diskriminuese dhe të papranueshme të artistëve, shkruan Indeksonline.

“Ne kemi dhene dhe do te japim gjithçka per Teatrin,shtepine tone, duke punuar pa orar, ne vikende dhe festa zyrtare. Shpesh pa u respektuar as standardet minimale te trajtimit dinjitoz qe meriton nje artist”, thuhet ndër të tjerash.

Deklarata e plotë:

“Sot, permes ketij veprimi simbolik para Ministrise se Kultures,ne,artistet e Teatrit Kombetar te Kosoves,bejme thirrje publike ndaj institucioneve te Republikes se Kosoves per te reflektuar mbi gjendjen e rende,diskriminuese dhe te papranueshme te artisteve.

Artistet jane pasuria e nje shoqerie dhe ndikimi I tyre shkon pertej skenes apo ekranit,dokumentojne ngjarjet e rendesishme historike dhe sociale, përmes krijimtarise se tyre ata ruajne dhe percjellin identitetin kombetar dhe kulturor brezave te ardhshem.

Ministrise se Kultures dhe Qeverise se Kosoves ia kujtojme se puna dhe perkushtimi yne per Teatrin Kombetar nuk mund te vazhdoje te keqperdoret e te jemi me te degraduarit ne rajon,mos te flasim per Europe.

Ne kemi dhene dhe do te japim gjithqka per Teatrin,shtepine tone, duke punuar pa orar,ne vikende dhe festa zyrtare.shpesh pa u respektuar as standardet minimale te trajtimit dinjitoz qe meriton nje artist.

Diskriminimi ligjor qe na eshte bere,sfidon dinjitetin e profesionit tone dhe eshte nje gabim qe do mbahet ne mend si ofendimi me I rende qe I eshte bere artistit te Teatrit Kombetar,ky gabim ligjor buron nga ky institucion i cili do duhej qe te kujdesej per artistin dhe kulturen si vlera themelore e identitetit tone kombetar.

Ne qendrojme ketu sot si deshmi e bashkimit tone. Nuk do te ndalemi derisa ti arrijme te drejtat tona legjitime,dinjitetin tone professional dhe respektin qe cdo artist meriton. Turpi eshte I atyre qe na kane detyruar qe pa vullnetin tone te dalim ketu per te kerkuar ato qe duhej te na takon me ligj e me te drejte.

“ Kur padrejtesia behet ligj, rezistenca behet detyre” Ne nuk do pushojme kurre se kerkuari te drejtat tona.

Me respekt, Keshilli Grevist 26.11.2024“.

Shpërndaje në: