Gjendje “alarmante” në futboll, UEFA projekton humbje prej 13 miliardë dollarësh për klubet

Gjendje “alarmante” në futboll, UEFA projekton humbje prej 13 miliardë dollarësh për klubet

Një raport nga organi drejtues i futbollit evropian UEFA tha se skuadrat pritet të pësojnë humbje prej më shumë se 8 miliardë euro (A12.61 miliardë dollarë) për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19.

Raporti tregoi se 4 miliardë euro ishin humbur në të hyra, 2.7 miliardë euro në sponsorizim dhe 1.4 miliardë euro në të ardhurat e transmetimit.

Humbjet çuan në një rënie në shpenzimet e klubeve në afatin e merkatos.
Afati i merkatos së verës 2020 pa një rënie prej 39 përqind nga 2019, transmeton Periskopi.

Klubet angleze përbënin 43 përqind të transferimeve globale, me Premier League që ishte shpenzuesi më i madh në fushatën 2020-21 me më shumë se 1.8 miliardë euro.

UEFA tha se reformat në “fair-playin” financiar, ishin të domosdoshme dhe se tarifat dhe pagat e transferimeve “duhet të ulen në nivele të pranueshme”.

Raporti gjithashtu kritikoi Superligën Evropiane , duke thënë se një garë e mbyllur do të kishte “ndikime shkatërruese në futbollin Evropian nga një perspektivë sportive, emocionale dhe financiare”.

Liga e shkëputur e krijuar nga 12 klube u njoftua muajin e kaluar, por u prish pas 48 orësh pas një reagimi të madh nga tifozët, organet drejtuese dhe politikanët.

Super League kishte argumentuar se do të rriste të ardhurat për klubet më të mira në Evropë dhe do t’i lejonte ata të shpërndanin më shumë para në pjesën tjetër të lojës.

“Një ligë e shkëputur nuk mund të jetë përgjigjja ndaj pandemisë, shtoi raporti.

“Rivendosja e shëndetit dhe rritjes financiare kërkon një proces të disiplinës financiare, menaxhim të kujdesshëm dhe planifikim afatgjatë.

“Vetëm duke respektuar piramidën dhe parimin e promovimit dhe rënies në meritë sportive, futbolli evropian do të jetë në gjendje të vazhdojë të rritet.”/Periskopi.

Shpërndaje në: