Gjendja në pikëkalimet kufitare, deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin lidhur me gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare.
Në bazë të këtij përditësimi, pritjet më të gjata aktualisht janë te Dheu i Bardhe, deri në 1 orë.
Pritjet tjera më të gjata janë në Kullë me rreth 25-30 minuta pritje, teksa në Merdarë ka pritje vetëm 10-15 minuta.
Më poshtë gjendja në të gjitha pikëkalimet kufitare.