Gjendja në pikat kufitare, kaq është pritja

Gjendja në pikat kufitare, kaq është pritja

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë krijuar kolona në dalje dhe hyrje të kësaj pike. Qytetarët po presin deri 50 minuta në këtë pikë për të hyrë në territorin e Kosovës, ndërsa deri 30 minuta për të dalë.

Po ashtu, edhe në pikën kufitare Muçibabë raportohet se qytetarët po presin deri 30 minuta, në dalje dhe hyrje të kësaj pike.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar këtu.

Shpërndaje në: