Gjendja kritike me zjarret në Shëngjin, njoftimi i ministrisë: Ka përmirësim, është shmangur rreziku për banesat e bizneset

Gjendja kritike me zjarret në Shëngjin, njoftimi i ministrisë: Ka përmirësim, është shmangur rreziku për banesat e bizneset

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka dalë me njoftim pas situatës së krijuar nga zjarret në disa zona atje. Në njoftim thuhet se situata me zjarrin në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, kjo pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia.

“Mirënjohje palës italiale për ndihmën si dhe palës suedeze për shprehjen e gatishmërisë. Sipas raportimeve të fundit është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale”, thuhet në njoftim.

“Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme”, thuhet tutje në njoftim.

Postimi i plotë:

🔴🔥Situata nga zjarret në vend

Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka…

Posted by Ministria e Mbrojtjes on Tuesday, July 30, 2024

Shpërndaje në: