Gjendja e pikave kufitare në Merdare e Dheu i Bardhë për hyrje-dalje
Në të dhënat e përditësuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë shkojnë deri në 1.5 kilometra.
Pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë gati në tri orë.
Gjendje më e mirë në Merdare s’është as tek hyrjet, ku pritjet shkojnë deri në 180 minuta, derisa tek Dheu i Bardhë prijtet për të hyrë në Kosovë janë deri në një orë.
Të dhënat e MPB të përditësuara pas orës 16:00.