Gjendet trupi i pajetë i një 38-vjeçari në Ksamil, dyshimet e para

Gjendet trupi i pajetë i një 38-vjeçari në Ksamil, dyshimet e para

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në një masiv shkëmbor në det.

38-vjeçari banues në Tiranë është gjetur te shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet “kanoe” dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në: