Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë
Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete të hënën në Fushë-Kosovë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 07:22 dhe është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
“Fushë Kosovë / 24.06.2024 – 07:22. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.