Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj
Një grua (shtetase e Maqedonisë Veriore) është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktima femër shtetase e Maqedonisë Veriore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.