Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Elbasan

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Elbasan

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Elbasan.

Bëhet e ditur se bëhet fjalë për një 65-vjeçar i cili jetonte prej vitesh me qira në atë apartamenti në lagjen Partizani, ku edhe u gjet i vdekur, raporton TCh.

Bëhet e ditur se policia dhe shërbimi zjarrfikës janë njoftuar  nga fqinjët e ndërtesës ku ai jetonte, pasi të njëjtit nuk e kishin parë të dilte nga banesa gjatë ditëve të fundit. Ata kanë hapur derën kryesore dhe e kanë gjetur pa shenja jete në korridorin e apartamentit.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe trupi i pajetë i 65-vjeçarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku do t’i nënshtrohet autopsisë nga Mjekësisë Ligjore.

Shpërndaje në: