Gjendet pa dokumente një person në Rahovec, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Gjendet pa dokumente një person në Rahovec, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Policia njofton se të mërkurën rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Rahovec është shoqëruar një person, në dukje i mitur, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi. I njëjti duket se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese.

“Edhe përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij. Andaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizimin e prokurorit  të shtetit  lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personi të paraqitur në fotografi”, apleon policia.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për identitetin, adresën apo ndonjë informacion lidhur me personin  e paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” , e-mail [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor”, thuhet tutje në apelin e PK-së.

Shpërndaje në: