Gjendet në Klinë vetura me targa të Zvicrës që po kërkohej nga Interpoli
Është gjetur në Klinë një veturë me targa të Zvicrës, e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol, si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.
Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar.
“Njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.