Gjendet ilaqi për sëmundjen e kancerit
Shkencëtarët,rastësisht mund të kenë bërë një hap të madh përpara në kërkim të një kure për zbulimin e ilaqit kundër kancerit, – ky zbulim i papritur ka një proteinë të malaries që mund të jetë efektive kundër sëmundjes.
Hulumtuesit Danez u përpoqën të gjejnë një mënyrë t’i mbrojnë gratë shtatzëna nga malaria, e cila mund të shkaktojë probleme të mëdha sepse sulmon placentën. Por ata në të njejtën kohë gjetën proteinën e armatosur të malaries e cila mund ta sulmojë kancerin, – kjo edhe mund të jetë një hap drejtë shërimit të sëmundjes.
Shkencëtarët kanë kombinuar pak proteina nga “Vaksina kundër Malaries”,e cila përdorët për të varrosur qelizat dhe për t’i kombinuar atë me toksina(helme), të cilat mund të hyjnë në qelizat e kancerit dhe ta “vrasin” sëmundjen.
Në testet në minjë, kafshët ishin futur me tri lloje të ndryshme të kancereve të njeriut. Janë reduktuar rreth një e katërta e madhësisë së tumoreve,“Hodgkin Limfoma” .
“Ne kemi ndarë proteina të malaries,e cila jep vetëm karbohidrate dhe pastaj shtohen toksina”, thotë Mads Daugaard, një studiues i kancerit në “Universitetin Kanadasë e British Columbia”, dhe një nga shkencëtarët që ka punuar në këtë hulumtim,shkruan The Independent.
“Me kryerjen e testeve në minjë, ne jemi në në gjendje të tregojmë se kombinimi i proteinave dhe toksinave ka vrarë qelizat e kancerit.”