Gjendet i vdekur një person në Gjilan: Ishte mbyllur për tri ditë në shtëpi, trupi i ishte prishur

Gjendet i vdekur një person në Gjilan: Ishte mbyllur për tri ditë në shtëpi, trupi i ishte prishur

Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, për të cilën është raportuar nga disa dëshmitarë se nuk kishte dalë nga shtëpia për tri ditë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 02-04-.08.2024 në Shillovë të Gjilanit.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.

“Policia është njoftuar nga dëshmitarët se një mashkull kosovar nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për 3 ditë. Me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: