Gjendet i vdekur në kompaninë e tij shqiptari në Itali, ngjarja u kamuflua si aksidentale
Një 52-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në ambientet e kompanisë së tij në Itali.
Fillimisht u tha se ai nuk ishte ndjerë mirë papritur dhe kishte ndërruar jetë, por më pas hetimet e thelluara zbuluan se kishte dyshime të arsyeshme se bëhej fjalë për vrasje.
Sipas mediave italiane ishte bashkëshortja e tij ajo që e gjeti pa jetë, më 7 janar në magazinën e një fabrike letre në pronësi të tij.
Ditën e sotme është vënë në pranga një person që dyshohet se e ka vrarë. Artan Kaja ishte baba i dy fëmijëve dhe prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali.