Shqipëri: Gjendet i vdekur në hyrje të pallatit 38-vjeçari

Shqipëri: Gjendet i vdekur në hyrje të pallatit 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në hyrje të një pallati në qytetin e Lezhës. I riu u gjet i vdekur rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte nga banorët në zonën e Ishull Lezhës.

Në trupin e 38-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune, ndërkohë që dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale si pasojë e një infarkti. Pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

“Më datë 26.11.2024, rreth orës 06:00, në hyrjen e një pallati, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. L., 38 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale (infarkt),” thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: