Gjendet i vdekur brenda veturës një person në Gjilan, policia jep detajet

Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij në Dobërqan të Gjilanit.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi
”Dobërqan, Gjilan/15.02.2025-15:20. Është gjetur pa shenja jete në veturën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.” thuhet në raportin e polcisë.