Gjendet e djegur në Hajvali, makina me të cilin dyshohet se po udhëtonin grabitësit e armatosur

Gjendet e djegur në Hajvali, makina me të cilin dyshohet se po udhëtonin grabitësit e armatosur

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme të qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.

Cak i grabitjes ishte vetura e kompanisë së sigurimit e cila transportonte para, e ku u plagos një punëtor.

Të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes me një automjet Pick Up, me targa gjermane.

Automjeti u gjet i braktisur dhe i djegur në rrugën “Pal Mëlyshi” në Çagllavicë.

“Pick Up-i” i përdorur nga grabitësit po ekzaminohet nga hetuesit policor./Periskop/

Shpërndaje në: