Gjenden tri dhoma të improvizuara në “shtëpi bari” në Pejë

Foto: Ilustrim
Njësitë policore kanë zbuluar tri dhoma të improvizuara për kultivimin e kanabisit në Novosellë të Pejës gjatë një aksioni të zhvilluar të martën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas një urdhri verbal të prokurorit të shtetit, është kryer kontroll në pronën dhe objektet përcjellëse të një të dyshuari mashkull kosovar për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve kanabis”.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur tri dhoma të improvizuara, të pajisura me 52 poqa elektrikë me kapacitet të lartë ndriçimi dhe ngrohjeje, kabllo elektrike, qese plastike, role plastmase dhe një DVR me pamje nga kamerat e sigurisë.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të zbardhur plotësisht aktivitetin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.