Gjenden mbetjet mortore të tre viktimave të Masakrës së Kralanit

Gjenden mbetjet mortore të tre viktimave të Masakrës së Kralanit

Koordinatori i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara ka njoftuar se pas 26 vite janë identifikuar tre viktimat e Masakrës së Kralanit të cilit ishin zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

“Pas 26 vitesh pritjeje dhe kërkimi të pandërprerë, sot u informuan zyrtarisht familjet për identifikimin e mbetjeve mortore (eshtrave) edhe të tre viktimave të Masakrës së Kralanit, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur,  që nga koha e luftës së fundit në Kosovë: Sabedin (Kadri) Kryeziu, nga fshati Mleqan – Malishevë ;Mentor (Maliq) Kryeziu, nga fshati Bubavec – Malishevë ;Vehbi (Pajazit) Halilaj, nga fshati Llapqevë – Malishevë”, ka shkruar ai.

Gara përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se këto tri identifikime vijnë pas tetë identifikimeve të viktimave të tjera nga e njëjta masakër, eshtrat (mbetjet mortore) të të ciëve u gjetën dhe zhvarrosën nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin (vjeshtë 2023), për të cilat familjet u njoftuan gjatë javës së kaluar.

“Identifikime që sjellin fundin e një pritjeje të dhimbshme për këto familje dhe njëkohësisht thekson rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të të gjithë personave që vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.Vehbiu, Mentori dhe Sabedini, nuk do të harrohen kurrë, sakrifica dhe kujtimi i tyre do të jenë përherë pjesë e historisë së lavdishme të kombit.Përjetësisht LAVDI”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: