Gjenden bomba 50kg të LDB gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, largohen nga FSK dhe ekipi i Bondsteel
Tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur sot gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Shakovicë.
FSK njofton se bombat 50 kilogramëshe janë larguar në një vend të sigurt nga ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së, nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane.
Të njëjtat do të demolohen sipas planifikimeve, thuhet në njoftim.
Pamjet i gjeni më poshtë:
FSK largon bombat 50 kilogramshe
Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës…
Posted by Forca e Sigurisë së Kosovës on Tuesday, June 25, 2024