Gjasula flet pas ndeshjes me Poloninë: Nuk e merituam humbjen sot

Gjasula flet pas ndeshjes me Poloninë: Nuk e merituam humbjen sot

Mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula foli pas humbjes ndaj Polonisë.

Kombëtarja e Shqipërisë e nisi me humbje, 1:0 ndaj Polonisë ciklin kualifikues për në Kampionatin Evropian.

‘Kuqezinjtë’ kishin mundësi të mira për të barazuar së paku ndeshjen, por në vend ishte portieri polak, Wojciech Szczesny.

Pas ndeshjes ishte Gjasula ai i cili tha se nuk e merituan të humbnin sonte.

“Ekipi luajti mirë dhe unë u ndieva mirë. Në fund më iku pak fuqia se kisha disa muaj pa luajtur. Më dhemb rezultati, nuk e meritonim të humbim sot. Ne i provuam të gjitha, Polonia kishte vetëm një gjysmë rasti te goli dhe një tjetër me Leëandoëskin. Është e vështirë, ne luajtëm mirë dhe ka shumë shpresë për të ardhmen”, tha ai.

Shpërndaje në: