Gjashtë ushtrime fantastike për një shpinë të shëndetshme (Foto)

Gjashtë ushtrime fantastike për një shpinë të shëndetshme (Foto)

Por, fatmirësisht ekzistojnë disa ushtrime të thjeshta, por efektive, e që garantojnë se do t’jua heqin dhimbjen e shpinës.

Ushtrimi i parë

Shtrijuni në shpinë. Lakojeni këmbën e djathtë te gjuri, ndërsa këmben e majtë drejtojeni mbi kokë.

Këmbën e majtë kapeni me dy duart nën gjunjë dhe ngriheni drejt gjoksit. Këtë mocion të tërheqjes mbajeni për 30 sekonda. Ushtrimin përsëriteni dy herë për dy këmbët.

1

Ushtrimi i dytë

Shtrijuni  në shpinë dhe lakoni dy këmbët te gjuri. Këmbën e majtë kapeni me dy duart te gjuri dhe tërhiqeni te gjoksi. Këtë pozicion mbajeni për 20 sekonda, ndërsa ushtrimin përsëriteni dy herë për dy këmbët.

2

Ushtrimi i tretë

Shtrihuni në shpinë. Dorën e djathtë zgjateni në anën e djathtë, por le të jetë në kënd të duhur me trupin. Këmbën e majtë zgjateni në mënyrë që të jetë e drejtë. Pastaj, përpiquni ta zgjatni gjurin e djathtë në anën e majtë, në mënyrë që vetëm sa unk e prekë dorën e majtë.

Këtë pozicion mbajeni për 20 sekonda dhe ushtrimin përsëriteni dy herë për dy këmbët.

3

Shpërndaje në: