Gjashtë shqiptarët që do të luajnë për Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian

Gjashtë shqiptarët që do të luajnë për Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian

Gjashtë shqiptarë janë ftuar në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut për Kampionatin Evropian që do të fillojë me 11 qershor.

Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi e Ferhan Hasani janë shqiptarët e ftuar nga trajneri Igor Angelovski, shkruan Periskopi.

Maqedonia e Veriut ka publikuar listën e të ftuarve sot ku janë përfshirë plot 26 futbollistë.

“Ky është një grup i futbollistëve të cilët iu besoj. Ata e kanë arritur një sukses historik duke u kualifikuar dhe tash ne do të bëjmë gjithçka në bazë të fuqisë dhe mundësive tona për të qenë të suksesshëm. Ne i kemi vënë para vetes ambiciet tona më të larta dhe synim i joni është që të kalojmë në fazën eliminuese. Ishte një rrugëtim i pabesueshëm dhe i jashtëzakonshëm dhe tash duhet të fokusohemi tek ato që i kemi përpara”, theksoi trajneri Angelovski në konferencë për shtyp.

“Fitorja ndaj Gjermanisë ka treguar se ne kemi aftësi të përballemi me ekipet më të forta. Grupi në Euro 2020 na jep mundësinë që të kalojmë në mesin e 16 më të mirëve. Mirëpo, ne duhet të jemi në formën më të mirë në të tria ndeshjet”, përfundoi trajneri maqedonas.

Të ftuarit e Maqedonisë së Veriut

Portierë: Stole Dimitrievski (Rayo Vallecano), Damjan Shishkovski (Doxa), Riste Jankov (Rabotnicki Skopje)

Mbrojtës: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb), Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkendija), Kire Ristevski (Ujpest), Gjoko Zajkov (Charleroi), Darko Velkovski (Rijeka), Ezgjan Alioski (Leeds United)

Mesfushorë: Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Stefan Spirovski (AEK Larnaca), Boban Nikolov (Lecce), Tihomir Kostadinov (Ruzomberok), Ferhan Hasani (Partizani Tirana), Eljif Elmaz (Napoli), Daniel Avramovski (Kayzerispor), Darko Churlinov (Vfb Stuttgart), Marjan Radeski (Akademija Pandev)

Sulmues: Goran Pandev (Genoa), Aleksandar Trajkovski (Real Mallorca), Ivan Trichkovski (AEK Larnaca), Vlatko Stojanovski(Chambly), Krste Velkovski (Sarajevo), Milan Ristovski (Spartak Trnava).

 

Shpërndaje në: