Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin e Policisë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje
Gjashtë raste të dhunës në familje janë në raportin e sotëm 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në Fushë Kosovë është arrestuar një grua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit me të cilin bashkëjetonte.
E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë / 23.06.2024 – 00:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasoj e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
Në Podujevë një burrë është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka rrahur bashkëshorten e tij.
“Podujevë / 22.06.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj e cila si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Një tjetër person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Edhe ai është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 23.06.2024, 21:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Ndërkaq në Shtime një person dyshohet se e ka rrahur vëllain e mitur dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Shtime / 23.06.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur, viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Në Malishevë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje një burrë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Malishevë 23.06.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Ndërsa në Skënderaj një grua ka raportuar se janë fjalosur me një grua tjetër. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
“Skenderaj 23.06.2024, 13:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje janë fjalosur me të dyshuarën femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.”