Gjashtë këshilla për të humbur peshë

Gjashtë këshilla për të humbur peshë

Duhet të filloni edhe disa zakone të reja, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë janë gjashtë këshilla që ua bëjnë më të lehtë procesin e humbjes së peshës.

Kur hani jashtë, gjithmonë zgjidhni racionin më të vogël.

Kushtoni kohë menysë. Edhe nëse është një vend ku aty shiten hamburgerë apo patate të skuqura, ju gjithmonë vendosni për një sallatë të lehtë.

Jeni optimistë! Çdo çështje lidhet me mendimet pozitive.

Ideja është që kohë pas kohë të qëndroni vetëm dhe të rikujtoni qëllimet tuaja në një mënyrë pozitive. Psh. “Kam humbur gjysh kile, kjo është shumë”. “Ngadalë, por sigurt”. “Unë mund të ha më pak, vetëm një pjesë të vogël”. “Unë mund të ju them JO ëmbëlsirave”. Fraza të tilla optimiste do të ju ndihmojnë për të arritur qëllim tuaj”.

Në punë më mirë hani vetëm, sesa me kolegët.

Kur ju filloni të mbani dietë, gjithmonë dëshironi që ta keni mbështetjen e familjes, por edhe të shoqërisë. Megjithatë diçka është e provuar shkencërisht, se kur hani në grup gjithmonë konsumoni më shumë ushqim, sesa kur ushqeheni vetëm. Kjo ndodh për shkak se shpenzoni shumë kohë në tryezë, dhe përveç kësaj ju duke folur e qeshur nuk mund ta kontrolloni vetën sa keni ngrënë.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani vetëm gjatë gjithë kohës, por kujdesuni që së paku ushqimi të jetë i shëndetshëm, pavarësisht çfarë han të tjerët në tryezë – pastaj ju jeni të lirë edhe për biseda.

Nëse ju jeni të uritur, nuhateni erën e bananes

Kjo mund të duket një gjë e çmendur, po është vërtetuar shkencërisht se nuhatja e ushqimit si mollë ose banane mund ta “gënjejë” trurin tuaj sa të besojë se ju edhe e keni ngrënë atë.

Një studim që përfshin 3.000 vullnetarë që nuhatën këto ushqime kur ishin të uritur gjetën se oreksi i tyre ishte ulur – rezultatet fantastike. E mrekullueshme ?

Preferojeni ngjyrën blu kur ushqeheni

Një studim i fundit ka treguar se ngjyra blu e ul oreksin. Kështu, përpiquni që së paku mbulesa e tryezës tuaj të jetë blu.

Kjo quhet psikologji e ngjyrave, dhe ka ngjyra që në fakt e stimulojnë oreksin tuaj. Por blu e bënë gjithmonë të kundërtën.

Dhe e fundit, por më interesantja hani para pasqyrës.

Kjo ndoshta do të ju duket shumë qesharake, por faktet shkencore tregojnë se ata që janë ushqyer para pasqyrës kanë zvogëluar tri herë më pakë sasinë e ushqimit që kanë ngrënë.

Shpërndaje në: