Gjashtë gjyqtarë avancohen në Gjykatën e Apelit

Gjashtë gjyqtarë avancohen në Gjykatën e Apelit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka përzgjedhur gjashtë gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit, konkretisht gjykatësit: Valbona Musliu-Selimaj, Violeta Husaj-Rugova, Mevlide Kosumi-Qarri, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi, Kymete Kicaj dhe Bujar Dobërdolani.

Avancimi i gjyqtarëve u bë në mbledhjen e 328-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, anëtari i KGJK, Vilard Bytyqi njoftoi se përmes kësaj përzgjedhjeje po arritet edhe plotësimi i kuotës gjinore në Apel. Ai shtoi se nga komunitetet joshumicë nuk ka aplikuar askush.

Ndërkaq, kryesuesi Albert Zogaj tha se në konkursin për avancim të gjyqtarëve për në Apel, ka pasur konkurrencë dhe se kandidaturat kanë qenë të forta.

Zogaj tha se shumë shpejt do të ketë proces tjetër për avancim në Apel.

Shpërndaje në: