Gjakovë: Vodhën stoli në vlerë prej 10 mijë euro, arrestohet dy të dyshuar

Gjakovë: Vodhën stoli në vlerë prej 10 mijë euro, arrestohet dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë kanë arrestuar dy të dyshuar për vjedhje në një shtëpi në vlerë prej 10 mijë euro.

Njëri nga të arrestuarit është i mitur, ndërsa tjetri është i moshës madhore.

“Me datën 11.05.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vllait të saj, në lagjen “Dardania” në Gjakovë, dhe kishin vjedhur stoli të arit, sipas ankueses në vlerë prej rreth 10 000 euro. Pas një hetimi të gjerë dhe intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, ku janë siguruar informata dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: