Gjakovë: Aktakuzë ndaj dy personave për vrasje të rëndë në tentativë

Gjakovë: Aktakuzë ndaj dy personave për vrasje të rëndë në tentativë

Prokuroria themelore në Gjakovë ka njoftuar se kanë ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë, shkruan Periskopi.

Nga kjo prokurori kanë dhënë detaje për këtë rast.

“Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri Sh.A., Me datë 10.03.2024 në ora 00:13 në Gjakovë, në restorantin “R…”, me dashje ka tentuar ti privoj nga jeta të dëmtuarit D.S., J.S., dhe F.Zh., që të tre nga Gjakova. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë kundër dy personave për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe ndihma në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë
Gjakovë, 24 qershor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sh.A., për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin J.M., për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 dhe 33 të KPRK-së.
Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri Sh.A., Me datë 10.03.2024 në ora 00:13 në Gjakovë, në restorantin “R…”, me dashje ka tentuar ti privoj nga jeta të dëmtuarit D.S., J.S., dhe F.Zh., që të tre nga Gjakova.
Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri Sh.A., ka mbajtur në posedim të paautorizuar armën, në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par.1.1 Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës.
Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Sipas pikës III të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri J.M., me dashje ndihmon të pandehurin Sh.A., duke ia dërguar mjetin e kryerjes së veprës penale – armën të cilën i pandehuri J.M., e posedonte me leje.
Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 dhe 33 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.

Shpërndaje në: