Gjakova: Kjo medale është për juve

Nora Gjakova ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në sheshin e Prishtinës, duke iu bërë thirrje të ndjekin ëndrrat e tyre.
Ajo i ka dedikuar medaljen qytetarëve të Kosovës, duke u ndjerë e lumtur nga pritja që i është bërë asaj.
“Faleminderit Kosovës. Nuk besoj që në vendet tjera ndonjë kampion është prit kështu. Dua t’iu them që me punë e përkushtim çdo gjë arrihet. Ja ku jam sot në Kosovë me medaljen olimpike. Kjo është për juve”, ka thënë Gjakova. /Periskopi/