Giroud “mbret” në Milano, kuqezinjtë fitojnë me përmbysje
Milani ka shënuar fitore të madhe në derbin ndaj Interit.
Kuqezinjë kanë mposhtur rivalin nga i njëjti qytet, Interin me rezultat 1-2.
Zikaltërit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Perisic në minutën e 38-të.
Milani u rikthye në 15 minutat e fundit me dy gola të Olivier Giroud.
Francezi realizoi në minutat e 75-të dhe 78-të.
Interi vazhdon të mbetet në krye me 53 pikë derisa Milani e dyta me një pikë më pak.