Giroud: Leao është shumë i rëndësishëm për klubin, por ne mund të luajmë edhe pa të

Giroud: Leao është shumë i rëndësishëm për klubin, por ne mund të luajmë edhe pa të

Olivier Giroud, sulmuesi me përvojë i Milanit, komentoi dyshimet rreth Rafael Leao, i cili mund të humbasë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League me Interin për shkak të lëndimit.

“Rafaeli e di se ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin, ai e di që ne e pëlqejmë atë, por ai duhet të rikuperohet mirë. Nëse nuk ndiheni 100 për qind, është më mirë të ndaloni dhe të prisni një javë tjetër. Ai ka shumë karakteristika dhe kualitete, shpresoj të kthehet sa më shpejt, por ne jemi një ekip i madh edhe pa të. E pamë kundër Lazios – pasi ai u largua, arritëm ta kontrollonim mirë lojën. Dua të luaj me Rafaelin në skuadër, është gjithmonë më mirë, por nëse ai nuk është në dispozicion, gjithsesi do të bëjmë më të mirën”, tha francezi në një konferencë për shtyp.

Takimi mes Milanit dhe Interit zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Shpërndaje në: