Giroud do të vazhdoj kontratën me AC Milan
Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Olivier Giroud do të vazhdoj kontratën me skuadrën e AC Milan.
Gazetari italian, Fabrizio Romano përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar edhe njëherë tjetër lajmin se sulmuesi francez do të vazhdoj me ‘kuqezinjtë’ edhe për një vit deri në 2024.
Paga që pritet ta ketë Giroud deri në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë 3.5 milionë euro në vit. Gjatë afatit të janarit ishte ekipi i Premier League, Everton që tentoi transferimin e tij.
Giroud gjatë këtij sezoni në Serie A, ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 4 asiste. Ai poashtu i ndihmoi ekipit të tij të shkojë deri në çerekfinale të UEFA Champions League, ku në tetë ndeshje shënoi katër gola dhe bëri dy asiste.